SHBA me plan për pakësimin e karbonit
Washington, 3 qershor - Administrata e Presidentit Obama bëri të njohur një plan për pakësimin e sasisë së çlirimit të karbonit nga komplekset e energjisë në Shtetet e Bashkuara, me afro një të tretën, gjatë 15 viteve të ardhshme.
Drejtuesja e agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Gina McCarthy e quajti propozimin që paraqiti sot ambicioz, por të realizueshëm.
Ajo thotë se çelësi për ta bërë këtë plan funksional është që secili nga të 50 shtetet të ketë objektivin e vet, që të përputhet me rrethanat specifike.
Nisma ka si synim të nxisë burime energjie të ripërtëritshme, si ajo diellore ose e erës, si edhe përdorimin efiçent të energjisë.