SHBA investon 7 miliardë dollarë për furnizimin energjetik të Afrikës
Johanesburg, 1 korrik - Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut, pritet të shpallë një program investimi prej shtatë miliardë dollarësh për lehtësimin e aksesit energjetik të Afrikës, deklaroi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
Obama do të shpallë inisiativën \"Power Africa\" gjatë një fjalimi në Universitetin e Cape Town.
\"Power Africa është një inisiativë e re për të dyfishuar aksesin e elektricitetit të shteteve afrikane në jug të Saharasë\", citon deklarata e Shtëpisë së Bardhë.
\"Më shumë se dy të tretat e popullsisë së këtij rajoni në Afrikë jetojnë pa elektricitet, dhe më shumë se 85 për qind e banorëve të zonave rurale nuk kanë akses ndaj energjisë elektrike. Africa Power do të mbështetet në potencialin e madh energjetik të Afrikës, duke përfshirë përdorimin e rezervave të naftës e gazit të zbuluara së fundmi\", citon më tej deklarata.
SHBA do të punojë për realizimin e projektit me Etiopinë, Ganën, Kenian, Liberinë, Nigerinë dhe Tanzaninë, vendet më problematike afrikane për sa i përket mungesës së elektricitetit