23 Dhjetor 2024

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për klimën

Glasgow, 11 nëntor - Dy vendet më të mëdha në botë që prodhojnë emetimin e karbonit, SHBA-ja dhe Kina njoftuan se kanë arritur marrëveshje për të përshpejtuar bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike në kuadër të Samitit të Klimës në Glasgow.

Në një deklaratë të përbashkët nga dy vendet e cila është ndarë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së thuhet se SHBA-ja dhe Kina mirëpresin përpjekjet për klimën por që pranojnë se ka një boshllëk të rëndësishëm mes përpjekjeve aktuale dhe atyre që duhen bërë për të arritur në objektivat e Marrëveshjes së Parisit.

Temat për të cilat palët kanë planifikuar të zhvillojnë bashkëpunim janë: "Formimi i kornizave rregullatore dhe standardeve mjedisore lidhur me zvogëlimin e emetimeve të gazit serra në 2020, maksimizimi i dobive shoqërore me kalimin në energjinë e pastër, reduktimi i emetimeve të karbonit në sektorët e përdorimit përfundimtar dhe për të prodhuar politika që do të inkurajojnë përdorimin e energjisë elektrike, formimi e hapësirave kyçe lidhur me ekonominë rrethore të tilla si përdorimi i dizajnit të gjelbër dhe burimeve të rinovueshme si dhe vendosja dhe zbatimi i teknologjive të tilla si kapja e drejtpërdrejt e ajrit".

Në deklaratë thuhet se "SHBA-ja ka përcaktuar objektivin për të arritur deri në vitin 2035 në 100 për qind në energjinë elektrike e cila nuk përfshin ndotje të karbonit. Ndërsa Kina në kuadër të planit 5-vjeçar do të zvogëlojë konsumin e qymyrit dhe do të tregojnë përpjekjen më të mundshme për të përshpejtuar këtë punim".

Më tej në deklaratën e përbashkët është ndarë informacioni se dy vendet sipas marrëveshjes kanë premtuar të japin në mënyrë të përbashkët çdo vit 100 miliardë dollarë ndihmë deri në vitin 2025 për të përballuar nevojat në çështjen e klimës të vendeve që janë në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)