SHBA dhe BE nënshkruajnë marrëveshje për gazin
Bruskel, 25 mars - Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për të reduktuar varësinë e naftës dhe gazit, nga Rusia.
Paneli i kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror nga Rusia.
Kjo marrëveshje do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën pesëmbëdhjetë miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit. Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia aktualisht furnizon rreth 40% të nevojave të BE-së për gaz. Shkurtimi i mbështetjes do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. Synimi afatgjatë është të sigurohet, të paktën deri në vitin 2030, rreth 50 miliardë metra kub në vit gaz shtesë amerikane.
Marrëveshja u njoftua ditën e sotme gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel. Zoti Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen diskutuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.
Lufta e Rusisë me Ukrainën ka ndihmuar në shtyrjen e çmimeve të energjisë në nivele rekord. Çmimet e energjisë tashmë po rriteshin përpara pushtimit pasi ekonomitë filluan të rikuperoheshin nga kriza e Covid. Varësia e Evropës nga gazi dhe nafta ruse ka rezultuar një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa SHBA-ja ndaloi importet rus.