Sesioni WE, mbledhë numër të jashtëzakonshëm të vajzave në Pejë
Pejë, 19 mars - Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës sot mbajti sesionin informativ për programin e bursave “Gratë në Energji” në Pejë.
Përmes këtij programi, 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa të plota të studimeve dhe qëndrimit 2-vjeçar në Iowa të ShBA dhe kolexhe tjera te akredituara.
Violeta Krasniqi Rexha, në hapjen e sesionit informativ prezentoi qasjen e MFK-së për uljen e pabarëzisë gjinore në sektorin e energjisë përmes projekteve të ndryshme në këtë sektor.
Programi i bursave WE / Gratë në Energji, ka thënë ka thënë ajo, është program që synon të mbështesë gratë dhe vajzat të avancohen dhe gjejnë punë në këtë sektor. Ndërkaq, për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse, ajo tha se ky program do të aspirojë t’i ndihmojë gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë.
Specialisti për energji nga MFK, Vigan Perani tha se sektori i energjisë në Kosovë është në rritje dhe do të ketë nevojë për kapacitete të reja.
Ai bëri thirrje për shfrytëzim të kësaj mundësie nga gratë dhe vajzat për avacim profesional.
Në fund, Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa nga MFK, duke u bazuar në përvojën personale si bursiste në SHBA, inkurajoi gratë dhe vajzat pjesëmarrëse ta shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim të personalitetit e gjithashtu edhe të aspektit profesional.
Statovci përfundoi sesionin duke prezantuar detajisht të gjitha informacionet lidhur me procesin e aplikimit për bursa.
Vajzat dhe gratë pjesëmarrëse shprehën interesim te madh për këtë mundësi shkollimi në DMACC të Iowa-s të ShBA.