Serish rrjedh uji radioaktiv në Fukushimë
Tokio, 21 tetor - Shirat e furishëm kanë rezultuar në rrjedhje të reja radioaktive nga centrali bërthamor i Fukushimës.
Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, ka thënë se një barrierë mbrojtëse kishte shpërthyer si pasojë e stuhisë, duke e shkaktuar rrjedhjen.
Autoritete njoftojnë se situata mund të përkeqësohet nga një tajfun, i cili po afrohet.
Në Fukushimë uji përdoret për ti ftohur rekatorët bërthamorë, të cilët janë në gjende të keqe, pas cunamit të vitit 2011.