23 Dhjetor 2024

Serbia vazhdon ta dëmtojë ekonomikisht Kosovën

Prishtinë, 18 janar - Serbia vazhdon t’ia rrisë dëmet milionëshe në kurriz të Kosovës. Por Kosova nuk po e merr hapin revanshues për t’i shkaktuar shtetit fqinj bllokadë totale të shfrytëzimit të rrjetit të vendit, transmeton KTV.

Zyrtarë të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSST kanë thënë se me gjithë vërejtjet e shumta dhënë Serbisë nga Sekretariati i Energjisë, operatori shtetëror serb vazhdon të mos ndalet së shfrytëzuari asetet e Kosovës.

Zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi disavjeçar e bën edhe më të vështirë mosqasja në pjesën e veriut të vendit dhe dërgimi i kësaj çështjeje në bisedat që po zhvillohen në Bruksel.

Shfrytëzimi ilegal i linjave transit të Kosovës nga Serbia ka nisur që nga viti 2004, kur është nënshkruar Traktati për themelimin e Komitetit të Energjisë për Evropën Juglindore.

Deri këtë vit, Serbia ka paguar për shfrytëzimin e këtyre linjave. Nga ajo kohë KOSST-i është përpjekur të zgjidhë këtë situatë, mirëpo, si çdo problem tjetër me Serbinë, edhe ky është shndërruar në çështje politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)