Serbia shqetësohet me pezullimin e Rrymës Jugore
![Serbia shqetësohet me pezullimin e Rrymës Jugore](https://ekonomia.info/repository/images/main/south.jpg)
Beograd, 6 dhjetor - Situata me pezullimin e projektit Rryma Jugore është në dëm të Serbisë, tha presidenti Tomislav Nikoliç. Por ai shprehu bindjen e vet se po të vendosë sanksione kundër Rusisë dëmet do të jenë akoma më të rënda.
Sipas Nikoliçit bisedimet për mundësinë që Serbia të përfshihet në gazsjellësin, nëse ai kalon përmes Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë, janë të pakuptimta. Presidenti serb mendon se loja përmes Lindjes dhe Perëndimit është lojë e maces dhe miut dhe Serbia humb në të.