Serbia shkel marrëveshjen për energjinë
Prishtinë, 12 maj - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se gjatë takimit në Bruksel pala serbe ka dalë me kërkesa të reja që bien ndesh me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për energjinë.
Ajo ka thënë për gazetën \"Epoka e Re\" se Serbia ka kërkuar që në pjesën e veriut të legalizohet operatori ilegal i ashtuquajtur \"ElektroKosova\".
\"Qëndrimi ynë ishte se nuk mund të ketë legalizim të kompanive ilegale sepse ato duhet të mbyllen\", ka thënë Tahiri.
Ajo ka thekuar me tutje se duhet të krijohet një kompani e re nga qytetarët lokalë e cila mund të hyjë në një marrëdhenie bashkëpunimi me KEDS-in.