Serbia kundërshton çmimin e lartë të gazit të Rusisë
Beograd, 17 janar - Ministri i energjisë së Serbisë ka theksuar se çmimi i gazit të importuar nga Rusia është shumë i lartë.
Zorana Mihajloviç në një takim me Aleksandër Çopurin, ambasador i Rusisë në Serbi, ka deklaruar se çmimi i gazit të importuar nga Rusia konsiderohet një faktor tejet i rëndësishëm për Serbinë.
\"Prandaj duhet të them se duke marrë parasysh gjendjen dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë në Serbi si dhe marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve, çmimi i tanishëm i gazit që importohet nga Rusia është i papërballueshëm për qytetarët.\"
Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për shitblerjen e gazit në vitin 2012 e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2021 në bazë të së cilës për çdo vit do të nënshkruhen marrëveshje të tjera për caktimin e çmimit të vitit përkatës.