Serbia kot e dëshiron qymyrin e Kosovës
Ai ka theksuar se se Kosova në rend të parë duhet që të jetë e përgatitur që nga Serbia nuk duhet që të pret mrekulli, tentativat e tyre që do të thotë se nga aspekti teknik, ajo synon që të kaloj në bisedimet politike, por edhe në ato ekonomike.
Është koha kur, duhet që të konsolidohemi dhe të jemi kompakt brenda vet nesh dhe që të përgatitemi me çfarë forme duhet që të i qasemi dialogut me Serbinë, çdo gjë që iu ofrohet Serbisë, ajo nuk do të jetë e kënaqur, ka theksuar ai.
Gërgjaliu, ka thënë se Serbia ka pretendime edhe për qëllime të tjera, një dëshirë apo aspiratë për resurset e Kosovës, nga Ministrja e energjetikës së Serbisë Zorana Mihajlloviq, që të negociohet edhe për thëngjillin e Kosovës, është vetëm një dëshirë që më tepër i ushqen dozën e nacionalizmit në Serbi, se sa diçka që është reale.
Kosova nuk duhet që të merret me Beogradin dhe me dëshirat e tij, ne duhet që të shikojmë punët tona dhe të shikojmë se resurset e Kosovës, që i kemi të shikojmë mundësitë për të pasur më shumë investime në këtë sektor dhe të mos shikojmë pseudo idetë e Serbisë për Kosovën, ka thënë ai për "Epokën e re".
Ndryshe Ministrja e energjetikës së Serbisë Zorana Mihajlloviq, ka deklaruar se në negociata të qeverisë së Serbisë dhe Kosovës në Bruksel duhet ndërmjetësimi i BE rreth bisedave për resurse energjetike.
Ajo çfarë tashti mundem të them dhe ne dëshirojmë të bisedojmë për çdo gjë, nuk dëshirojmë të bisedojmë vetëm për raportet në rrjetet përçuese dhe për atë a ka energji elektrike në veri të Kosovës apo jo, por dëshirojmë të bisedojmë për resurset natyrore, ka theksuar ajo. Mihajlloviq ka deklaruar se Kosova është pasur me qymyr.
Kosova është e dyta në Evropë për pasuritë e thëngjillit, ky është resurs e madh natyror për të cilin duhet të bisedojmë bashkërisht që të merremi vesh,natyrisht me pranin e institucioneve ndërkombëtare dhe Komisionit evropian, ka potencuar ajo.
Sipas saj bisedat teknike për zgjidhjen e çështjeve nga energjetika në një mënyrë kanë filluar dhe delegacioni i Serbisë ishte në Bruksel dy herë.