24 Dhjetor 2024

Serbia e dëshiron “Southstream” edhe nëpër Kosovë

Beograd, 13 janar - Ministri i Resurseve Natyrore, Minierave dhe Planifikimit Hapësinor të Serbisë, Millan Baçeviq, ka deklaruar se Serbia ka vendosur një krah të gazsjellësit “Southstream” për Kosovë.

“Tash po punojmë planin hapësinor ‘Southstream për Kosovë’, i cili do të përfundojë në Maqedoni. Do të vendosim një krah për Kosovën”, ka deklaruar Baceviq për gazetën serbe “Politika”.

Ai ka vlerësuar se Serbia nuk duhet të kyçet në debat në mes BE-së dhe Rusisë me rastin e “Southstream”. Ai ka thënë se ai projekt në kuptimin gjeostrategjik dhe gjeopolitik është i rëndësisë së madhe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)