Serbia do të paguajë me aksione për gazin e Rusisë
Beograd, 12 tetor - Serbia mund të paguajë borxhin e saj ndaj Gazpromit nëpërmjet aksioneve në kompaninë Petrokimia, bëri të ditur Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.
Borxhet e papaguara të Serbisë për furnizimin e gazit natyror tejkaluan 180 mln dollarë. Gazprom i ka ofruar Serbisë për tu zgjatur deri në fund të vitit 2014 afati i pagimit të borxheve për periudhën 1995-2000. Kjo skemë parashikon pagime suplementare çmimin aktual të gazit plus 3 dollarë për një mijë metra kubikë.