25 Dhjetor 2024

Serbët në veri nuk e paguajnë energjinë

Mitrovicë, 30 janar - Drejtori i Elektrodistribucionit në veri të Mitrovicës, Sllobodan Vukadinoviq, ka deklaruar se EPS (Elektroprivreda Srbije) i ka dërguar rrymë elektrike veriut të Kosovës nga viti 2009, në vlerë prej rreth 12 milionë euro.

Sipas tij, kaq janë pothuajse edhe borxhet që i ka veriu për rrymën e shpenzuar, ndërsa ka potencuar se borxhlinjtë më të mëdhenj janë subjektetet afariste.

“EPS, veriut të Kosovës nga viti 2009 i ka dërguar energji elektrike në vlerë prej rreth 12 milionë euro, ndërsa niveli i kryerjes së obligimeve nuk është i lartë, për çka edhe detyrohemi që shpenzuesit e parregullt t’i shkyçim nga rrjeti elektrik”, ka thënë Vukadinoviq.

/zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)