29 Dhjetor 2024

Sektori i furnizimit me rrymë dhe gaz shënon rritje për 26.65 për qind

Prishtinë, 19 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2018.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e katër të vitit 2018 (TM4 2018), krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2018, ka pasur rritje te: sektori i furnizimit me rrymë, gaz, dhe ajër të kondicionuar (D) për 26.65%; sektori i furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 3.68%; dhe sektori i industrisë përpunuese (C) me 1.67%.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse(B) me (-4.53%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, TM4 2017, ka pasur rritje në: sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 11.04%.

Ndërsa, rënie kishte në: sektorin e  industrisë  nxjerrëse (B) me (-15.29%); sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-9.42%); si dhe në sektorin e industrisë përpunues (C) me (-3.61%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)