23 Dhjetor 2024

Sekretarja e Energjisë së SHBA-ve i shprehë përkrahjen Ministres Rizvanolli

Varshavë, 24 shtator - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, të organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik.

Në këtë forum Kosova është përfaqësuar për herë të parë në mesin e 22 shteteve evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë Forumit, Ministrja Rizvanolli është takuar me Sekretaren e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Jennifer Granholm.

Gjatë takimit, u theksua se Kosova dhe SHBA-të kanë gatishmëri dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Sekretarja Granholm i ka shprehur Ministres Rizvanolli përkrahjen e saj dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e Qeverisë, duke përfshirë këtu përpjekjet për sundim të ligjit e luftës ndaj korrupsionit.

Tutje, gjatë fjalimit mbyllës të Forumit, Sekretarja Granholm ka përshëndetur pjesëmarrjen e Kosovës në këtë partneritet.

Ajo ka shtuar që gjatë javës së ardhshme, Qendra e Hulumtimit Amerikane, Argonne Laboratory do të vizitojë Kosovën, specifikisht KOSTT-in, për studime potenciale për adaptim të rrjetit për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe ngrohja globale.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)