26 Dhjetor 2024

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë hapë hetim kundër Kosovës

Prishtinë, 24 dhjetor - Pas ankesës së Balkan Green Foundation (BGF), Institutit GAP, Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) në Maj 2019, te Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë se marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal (GenCo) për Termocentralin (TC) ‘Kosova e Re’ përmbajnë elemente të Ndihmës Shtetërore, Sekretariati ka hapur zyrtarisht procedurë kontestimore kundër Qeverisë së Kosovës.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dje ka njoftuar se kanë hapur zyrtarisht procedurë kontestimore kundër Qeverisë së Kosovës duke konstatuar se ajo, me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, ka shkelur legjislacionin vendor dhe evropian për ndihmën shtetërore. Sekretariati gjeti se aspekte të caktuara të kontratës si blerja për 20 vjet e disponueshmërisë së energjisë nën marrëveshjen për blerjen e energjisë, transferi i pronësisë, garancitë shtetërore, përjashtimi nga TVSH dhe të tjera beneficione paraqesin ndihmë shtetërore të sanksionueshme me ligj. 

Këto konstatime ishin vizualizuar edhe në infografikën për Ndihmën Shtetërore nga organizatat: BGF, GAP, GLPS dhe INDEP në kuadër të kampanjës #mosthujsekamdite.

Organizatat e lartëcekura në vazhdimësi kanë argumentuar që kjo kontratë, përveç dëmit shkatërrues financiar dhe mjedisor, do të dëmtoj edhe rrugën integruese të Kosovës pasi dëmton liberalizimin e tregut dhe konkurrencën dhe favorizon përtej çdo logjike një investitor privat karrshi të tjerëve dhe në dëm të interesit publik.

Kujtojmë se, që nga tetori i vitit 2015, Kosova është palë nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Neni 77(c) i kësaj marrëveshjeje, ngjashëm me ligjet e BE-së, ndalon angazhimin e përkrahjes së shtetit për subjekte në rast se mund të ndikojë konkurrencën. Dështimi për t’iu përmbajtur kësaj marrëveshjeje mund të ndërpresë negocimin për hyrje në BE.

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)  i bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, që të ketë në konsideratë të gjitha këto fakte dhe të tërhiqet nga kjo kontratë e dëmshme.

Me këtë gjë do t'i hapej rrugë zhvillimit të tregut të energjisë duke duke nxitur investime të mirëfillta, si dhe duke mbrojtur mjedisin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë sektorit.

 

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)