Sasia e thëngjillit ka pasur rritje për 13.84 për qind
Prishtinë, 26 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka publikuar “Bilancin e Energjisë në Kosovë” për vitin 2019.
Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2019.
Kështu, sipas tabelave të prezentuara vërejmë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2019 ka qenë 2707.11 ktoe.
Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rritje për 13.84%, në krahasim me 2018. Rritje ka pasur edhe sasia në dispozicion e produkteve të naftës për 2.28 %, krahasuar me vitin 2018.
Linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.97% në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjill bituminoz dhe të tjera 0.03%.
Importi i produkteve të naftës për vitin 2019 ka qenë 786.52 ktoe. Nafta merr rreth 66% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion; e pasuar me koks nafte, 12. %; benzina me 8%; GLN 4%; etj.