Rusia nis ndërtimin e një centrali bërthamor në Bangladesh
Dhaka, 17 shtator - Korporata shtetërore e energjisë atomike "Rosatom" po fillon punët në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Bangladesh, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës shtetërore, Sergei Kirienko, duke folur në një sesion të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).
Kapaciteti i përgjithshëm i instalimit i dy reaktorëve të elektrostacionit atomik do të arrijë në 2 mijë megavat, ndërsa kostoja totale e tyre do të tejkalojë shumën 2 miliardë dollarë.
Nisja e punës së centralit bërthamor planifikohet për në fillim të vitit 2020.
Sipas fjalëve të Sergei Kirienko, në Bangladesh do të ndërtohet "elektrostacioni atomik më modern, tërësisht i provuar, i cili do të plotësojë të gjitha kërkesat postfukushima pas aksidentit në centralin bërthamor japonez "Fukushima-1" në Japoni në prill të vitit 2011".