Rusia me Ukrainën dakordohen për livrimin e gazit në dimër
Moskë, 29 shtator - Rusia me Ukrainën kanë arritur marrëveshje paraprake në lidhje me furnizimin me gaz natyror për sezonin dimëror.
Në përfundim të takimit tresh në Bruksel ndërmjet BE-së, Rusisë dhe Ukrainës, takim që që zgjati rreth gjashtë orë, Ministrat e Energjisë, ai rus Aleksandre Novak dhe ai ukrainas Vlodimir Djemçishën bashkë me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Maros Shefkoviç kanë nënshkruar dokumentet në praninë e medias.
Ministri rus i Energjisë, Novak në fjalën që mbajti pas nënshkrimit të dokumenteve tha se çmimi që do të aplikohet ndaj Ukrainës është përcaktuar në përshtatje edhe me atë të vendeve fqinje, duke shtuar se ulja e çmimit do të jetë rreth 20 dollarë për 1 mijë metra kub gaz natyror.
Kurse ministri ukrainas i energjisë, Djemçishën tha se dimensioni tregtar i marrëveshjes është i përshtatshëm për Ukrainën. Me këtë marrëveshje është garantuar vazhdimësia në kapacitetin dhe ofertën e livrimit të gazit natyror, nënvizoi Djemçishën.
Sipas marrëveshjes do të sigurohet livrimi i gazti nga Rusia drejt Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, sqaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Shefkoviç.
-Në bazë të protokollit paraprak në tetor Ukraina do të blejë nga Gazpromi 2 miliardë metra kub gaz natyror dhe do ta depozitojë atë dhe për këtë kompanisë ukrainase Naftogaz do ti sigurohet një burim financiare prej 500 milionë dollarësh, u shpreh Shefkoviç.