Rusia i ndërpret energjinë elektrike Bellorusisë
Moskë, 29 qershor - Rusia ja ka ndalur furnizimin me energji elektrike Bellorusisë pasi kjo e fundit ka dështuar që të bëjë pagesën e borgjeve, për shkak të krizës ekonomike të cilën po e kalon Bellorusia.
Kompania e energjisë elektrike, RAO UES, e ka ndaluar furnizimin me energji elektrike në mesnatë, sipas Kosovës së Moskës, ndërsa ka njoftuar se furnizimi do të rikthehej vetëm 24 orë pasi të bëhet pagesa e borgjit.
Fjala është për një borgj prej 21.3 milion euro apo 600 milion rubla ruse të cilat Bellorusia duhej ti paguante deri më 20 qershor. Bellorusia e siguron një të dhjetën e energjisë elektrike nga Rusia. Ky shtet momentalisht është duke u përballur me krizën më të rëndë ekonomike që prej kohës sovjetike.