Rusia i kërkon Ukrainës parapagesë për blerjen e gazit
Moskë, 9 maj - Ministri rus i energjetikës ka thënë se Ukraina duhet të bëjë parapagesën për blerjen e gazit nga Rusia.
Sipas rrjetit press tv, Aleksandër Nuvak, ministri rus i energjetikës ditën e enjte ka thënë se Ukraina duhet të parapaguajë duke filluar nga muaji i ardhshëm për importin e gazit nga Moska.
Ky vendim është ndërmarrë pasi Kievi ka refuzuar zbatimin e afatit për pagimin e borxheve ndaj Moskës.
Nuvak, ministri i energjetikës së Rusisë, shtoi: Sipas marrëveshjes mes kompanisë ruse Gazprom dhe kompanisë ukrainase Nafta dhe Gazi, Ukraina do të marrë gazin nga Moska vetëm në rast se parapaguan shpenzimet e importit të gazit nga Moska në Kiev duke filluar nga muaji qershor.