Rusia furnizon Ukrainën me energji pa parapagesë
Moskë, 27 dhjetor - Rusia shpalli sot qëllimet e saj për të furnizuar me qymyr dhe elektricitet pa parapagesë Ukrainën fqinje, që nuk arrin dot të mbulojë nevojat e saj në këtë fushë për shkak të konfliktit që kundërve ushtrinë me separatistët prorusë.
Për shkak të problemeve të rënda me furnizimin me energji të Ukrainës, ne vendosëm të kënaqim kërkesën e autoriteteve ukrainase dhe të ndihmojmë Ukrainën duke e furnizuar me elektricitet me kushte preferenciale, deklaroi zëvendëskryeministri rus Dmitri Kozak, në një intervistë të publikuar sot nga kanali televiziv Rossia 24?.
Rusia do të livrojë elektricitet për Ukrainën me tarifa që aplikohen në tregun e brendshëm rus, shumë më të ulëta nga ato që janë në territorin ukrainas, shpjegoi ai.
Krimeja u gjend të mërkurën e privuar nga elektriciteti për shumë orë pasi Ukraina kishte ndërprerë pa paralajmërim livrimet e saj për gadishullin. Rusia, që kishte ndërprerë livrimet e saj të qymyrit për Ukrainën në nëntor, pranoi ti përgjigjet kërkesave të Kievit në dhjetor me kusht që ky i fundit të vazhdonte të garantonte furnizimin me elektricitet të Krimesë