Rusia fillon ndërtimin e gazsjellësit North Stream
Moskë, 9 prill - Në qytetin rus Viborg, sot fillojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit North Stream, i cili do transportojë gazin nëpërmjet Detit Baltik, nga Rusia në Gjermani.
Në ceremoninë në gjirin Portovaja afër Shën Peterburgut, pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev.
Nga gazsjellësi rreth 1220 kilometra i gjatë, Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian presin një siguri më të madhe në furnizimin me energji.
Kostot e ndërtimit të gazsjellësit vlerësohen në rreth 7,4 miliardë euro dhe punimet pritet të mbarojnë në fund të vitit 2011.