Rusia fillon ndërtimin e centraleve bërthamore në Bangladesh
Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit Sheikh Hasina Wajed dhe Drejtori i Përgjithshëm i korporatës shtetërore ruse "Rosatom", Sergei Kirienko.
Përveç kësaj, pala ruse dhe ajo e Bangladeshit nënshkruan një kontratë mbi zhvillimin e projektit teknik të stacionit të ardhshëm.
Platforma e centralit bërthamor ndodhet në bregun lindor të lumit Gang, në distancën prej rreth 160 kilometrash larg në veriperëndim të kryeqytetit të vendit Daka. Sipërfaqja e territorit të elektrostacionit të ardhshëm atomik është 105 hektarë.