Rusia do të sigurojë Ballkanin me gaz
Moskë, 22 shkurt - Kreu i koncernit rus "Gazprom" Aleksei Miller më 28 shkurt do të vizitojë Serbinë, ku do të diskutojë çështjen e ndërtimit të gazsjellësit "South Stream" në territorin e vendit, ndërtimin e termocentraleve me gaz, depove të reja të magazinimit të kësaj lënde hidrokarbure si dhe koston e gazit rus, thuhet në një deklaratë të kompanisë "Serbiagas".
Degët e "South Stream" do të furnizojnë me gaz Kosovën, Maqedoninë, Republikën Srpska dhe Kroacinë.
Gjatësia e seksionit serb të gazsjellësit do të jetë 450 km, kostoja e tij vlerësohet me 1.7 miliardë euro.