Rusia do të ndërtojë një central bërthanor në Nigeri
Moskë, 30 shtator - Ekspertët e Rusisë dhe Nigerisë bashkërenditën projektin e marrëveshjes ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në projektimin, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të elektrostacionit bërthamor në Nigeri si dhe për mbylljen e mëvonshme të tij.
Projekt marrëveshja duhet të miratohet nga qeveritë e Federatës Ruse dhe Republikës së Nigerisë.
Interes ndaj ndërtimit të centraleve bërthamore shfaqin gjithashtu Egjipti, Tunizia, Libia dhe Maroku.