Rusia do të ndërtojë gazsjellës në Maqedoni
Shkup, 13 mars - Kompania Strojtrangras i biznesmenit rus Genadij Timçenko filloi të ndërtoj krah nga gazsjellësi magjistral Kleçovcë- Negotinë në Maqedoni në vlerë prej rreth 75 milion dollarë, njoftoi gazeta ruse Komersant e cila thirret në burim që është i njohur me situatën.
Po punohet në fazën e parë në gjatësi prej 61 km dhe pengues prej 508 mm, i cili do të mundësojë që gazi të arrijë deri në Shtip.
Afati i ndërtimit është diçka më shumë se 1 vit, pas çka parashihet gazsjellësi të vazhdohet deri tek termocentrali në Negotinë, me çka ai do të filloj të punoj me gaz në vend të mazutit.
Më pas duhet të ndërtohen edhe 60 km gazsjellës, i cili duhet të lidh sistemin e gazsjellësit në Greqi.
Vlera e projektit është rreth 75 milion dollarë. Prej tyre Maqedonia do të paguaj vetëm 15 milion dollarë ndërsa shuma tjetër do të kompensohet me borxhin e ish BRSS-së ndaj Jugosllavisë, ku një pjesë të së drejtave fitoi edhe Shkupi. (INA)