22 Dhjetor 2024

Rusia dhe BE-ja do ta shqyrtojnë bashkëpunimin energjetik

Bruksel, 23 shkurt - Bashkëpunimi energjetik mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE) do të jetë një nga temat kryesore në negociatat mes delegacionit rus të kryesuar nga kryeministri Vlladimir Putin dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian (KE), në takimin që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel.

Këtë e lajmëroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov, i cili shtoi se në fillim të marsit të këtij viti hyn në fuqi pakoja e tretë e marrëveshjes energjetike mes Rusisë dhe BE-së.

“Biseda për bashkëpunimin energjetik do të jetë detajor dhe konkret, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe i pakëndshëm. Disa vende të BE-së duan të përfaqësojnë variantin më të fortë të pakos energjetike”, bëri të ditur Çizhovi.

Ai shtoi se ka vështirësi edhe në sferat tjera të bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe BE-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)