Rumania kërkoi kompensim për dështimin e projektit "Nabucco"
Bukuresht, 30 gusht - Autoritetet e Rumanisë kanë njohur dështimin e projektit të tubacionit të gazit "Nabucco West", duke kërkuar nga partnerët perëndimorë që tju kthejnë atyre shumën prej 23 milionë dollarësh të shpenzuar për projektin.
Shteti llogarit ta përdorë këtë kompensim për projekte të tjera të infrastrukturës, duke përfshirë këtu edhe modernizimin e hekurudhave.
BE-ja ndërkohë deklaron se vendimi u morr nga konsorciumi i kompanive dhe jo nga Komisioni Evropian, prandaj Bukureshti është drejtuar në adresë të gabuar me kërkesën për të marrë mbrapsht paratë e shpenzuara.