Rryma shkakton probleme dhe protesta tek bizneset
Gjilan, 21 shtator - Prodhuesit e rajonit të Gjilanit janë vizituar dhe mbështetur nga zyrtarët e Aleancës Kosovare të Bizneseve me ç\'rast udhëheqësit e AKB-së vizituan fabrikën e Ujit dhe lëngjeve Dea dhe at për prodhimin e pijeve jo alkoolike Rc cola & Fluidi. Më pas ata janë takuar edhe me një grupë të bizneseve të cilë protestuan në Gjilan për mungesë të rrymës.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se prodhuesit e Kosovës nuk janë të mbrojtur sa duhet, ku shteti ka bërë diçka, por jo aq sa kanë nevojë bizneset. E padrejtë është edhe ndërprerja e tanishme e energjisë elektrike sa jemi këtu dhe për këtë e kemi kritikuar KEK-un, tha Agim Shahini.
Kreu i Alenacës Kosovare të Bizneseve, masat e reciprocitetit kanë dhënë rezultatet e saja dhe ishte një sinjal i mirë ku u pa se mund të zëvendësohen prodhimet serbe me ato të Kosovës dhe të vendeve tjera. Nga Serbia qe dy tre ditë kanë hyrë rreth 400 kamionë, ndërsa Serbia nuk ka lejuar asnjë maune të kaloi nga Kosova për në Serbi. Masat e reciprocitetit duhet përsëri të vendosen, sepse kjo masë është e një anshme, tha Agim Shahini.
Sipas tij prioritet i AKB-së është konsumimi i prodhimeve vendëse dhe ndalimi i importit enorm posaçërisht nga Serbia. Gjithnjë AKB-ja ka bërë punë për zhvillimin ekonomik dhe të mirat nuk mund të na ndal askush.
Kosova ka prodhime të mjaftueshme për konsumimin nga qytetarët tanë. Tash nëntë vjet stimulojmë bizneset vendëse dhe jemi në mbrojtje të tyre. Ku vetëm këto ditë kemi vizituar rreth 80 për qind të fabrikave prodhuese dhe së shpejti do të dalim me një hulumtim të problemeve që ata kanë.
Fadil Shala, drejtor i fabrikës së ujit dh e pijeve Dea, tha se me prodhim të ujit kanë nisur në vitin 2004, ndërsa sivjet kanë investuar dhe kanë nisur edhe me prodhimin e pijeve jo alkololke ku tashmë kjo fabrikë prodhon rreth njëzetë lloje të pijeve të ujit dhe lëngjeve.
Sipas tij problem kryesor mbetet ndërprerja e energjisë elektrike e cila shkakton humbje në çdo ndërprerje rreth 500 copë shishe apo mbi 100 euro dëme.
KEK-u duhet të mos i fut me një thes paguesit dhe ata të cilët nuk e paguajnë energjinë e shpenzuar dhe të mos pësoi ai që paguan me atë që nuk paguan. Ne rreth 80 për qind të prodhimit e kemi për KFOR-in, ndërsa pjesën tjetër prej 20 për qind e kemi për mbulimin e tregut të Kosovës, ku eksportojmë edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Berat Mustafa, menaxhe nga fabrika e pijeve joalkoolike Rc Cola & Fluidi, tha se AKB-ja gjithmonë ka qenë në shërbim të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo është një përkrahje morale dhe i jep një performancë të mirë ku AKB-ja është zë i fuqishëm i prodhuesve, ndërsa qeveria shumë pak po merret me problemet e bizneseve sidomos ne prodhuesve.
Duhet të bëhet një luftë më e madhe me qeverinë për të mirën e prodhuesve. Kemi shumë konkurrencë të madhe nga importi . Ka hapësirë shumë të madhe për konsumin. Masat e reciprocitetit kanë ndikuar dhe qytetarët janë vetëdijesuar të konsumojnë prodhime vendëse. Duhet të ngritet vetëdija tashmë te lokalet hoteliere, tha Berat Mustafa.
Ai tregoi se kanë nisur kamionët me prodhime për nën (sot) kanë nisur me eksport për në Serbi, ka kaluar doganën e Kosovës, por Dogana e Serbisë nuk ka lejuar kalimin dhe kanë kthyer prapë në Kosovë.
Nëse masat e reciprocitetit nuk do të respektohen edhe nga Serbia, atëherë Kosova duhet ti rikthej ato. Ne dëshirojmë që të rikthehen prapë masat e reciprocitetit, tha Berat Mustafa nga fabrika e pijeve Rc Cola. Ai tregoi se kjo fabrikë prodhon mbi 30 lloje te pijeve dhe eksportojnë në disa shtete të rajonit. Sipas tij qëllimi kryesor është që ta luftojnë importin dhe të rrisim ne eksportin.
Albert Maloku, nga AKB-ja tha se po të mos ishte AKB-ja për 9 vite raftet në marketet e Kosovës do të ishin të mbushura me prodhime serbe.
Ndërsa një grup i bizneseve që kanë protestuar për ndërprerjen e rrymës ku janë 60 biznese , kanë shfaqur këtë breng edhe tek kryetari i AKB-së. Bizneset nuk janë të kënaqur që zyrtarët e KEK-ut po ofendojnë pa bazë dhe thonë se do t\'i hakmerren zyrtarëve të papërgjegjshëm.
Këshilli i protestës kërkon nga KEK-u që për konsumatorët e biznesit në zonën industriale që të respektoj marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet komunitetit të biznesit dhe KEKU-ut. Ti largoi nga rrjeti konsumatorët që KEK-u i ka konstatuar dhe konstaton humbje komerciale. Kërkesë tjetër është edhe kthimi i kategorisë A+ sipas marrëveshjes me komunitetin e biznesit.
Anëtarët e Këshillit Rexhep Kadriu, Sahit Zuzaku dhe Hevzi Xhelili gjatë takimit kërkonin që kërkesat e tyre të realizohen dhe nëse këto kërkesa nuk realizohen shpejt, bizneset do të marrin hapa më radikal, ku do ti bllokojnë rrugë♪t me kamionë, njerëz dhe zhavorr.