Rryma Jugore kalon nëpër Bullgari
Sofje, 20 dhjetor - Të 4 tubat e gazsjellësit Rryma Jugore do të hyjnë nga deti në territorin bullgar përmes tuneleve nëntokësore nën vijën e plazhit.
Kështu është thënë gjatë prezantimit të raportit për Vlerësim të ndikimit mbi mjedisin rrethues Mateo Veronesi-drejtues i Vlerësimit të ndikimit mbi mjedisin rrethues dhe lejet në Rrymën Jugore Transport.
Tunelet do të jenë në thellësi 20 metra nën plazh. Gjatësia e tyre është rreth 1 kilometër. Planet janë që në mesin e vitit të ardhshëm të filloj ndërtimi i pjesës nën ujë të Rrymës Jugore në pjesën bullgare të itinerarit të detit të Zi. Tubi i parë duhet të jetë gati gjatë dhjetorit të vitit 2015.