Rruga“ Luan Haradinaj” mbetet pa ujë të pijshëm
Prishtinë, 22 shkurt – Gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën “ Luan Haradinaj ” në qendër të Prishtinës.
Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.
Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00.
Pa furnizim me ujë mbesin: rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.
Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.
Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00.
Faleminderit për mirëkuptim!