Rritja e energjisë elektrike e pa përballueshme për qytetarët
Prishtinë, 18 dhjetor - Rritja e energjisë elektrike është e larte dhe e pa përballueshme për qytetaret tanë dhe shpresojmë që zëri i qytetarit do të dëgjohet dhe do vihet parasysh edhe interesi i qytetareve.
Kështu ka vlerësuar Rinora Gojani KOSID e cila ka theksuar se KOSID kundërshton Termocentralin Kosova B, derisa përmendi se 30 për qind e qytetarëve energjinë elektrike e shpenzojnë për ngrohje.
Ajo tha se duhet të organizohet një debat publik , pjesë e së cilit siç tha ajo duhet të jetë edhe kryeministri.
Gojani tha se protesta e paralajmëruar për ditën e mërkurë si shenjë revolte e rritjes së energjisë elektrike, duhet t’i bashkohen qytetarët në masë të madhe dhe të dëgjohet edhe zëri i tyre.