24 Dhjetor 2024

Rritet tensioni për gazsjellësin “Rrjedhja Jugore”

Bruskel, 16 dhjetor - Komisioni Evropian në bisedime me Moskë, në janarin e vitit 2014, do të zgjidhë çështjen e përpythjes së rregullave evropiane me marrëveshjen për ndërtimin e “Rrjedhjes Jugore”, të cilën e kanë nënshkruar 6 shtete anëtare të BE-së me partnerin rus, është vendosur në Bruksel.

Bëhet fjalë për bisedime të ndjeshme rreth tarifave dhe kuadrit ligjor të BE-së, e cila veçanërisht insiston që pronari i eksportit të gazit nuk mund të jetë njëkohësisht pronari i infrastrukturës për transportin e tij.

 

Kur bëhet fjalë për Serbinë, nëpër të cilën do të kalojë ky gazsjellës, nga Brukseli kanë porositur që kjo temë do të jetë pjesa e procesit bisedues për anëtarësim në BE-në.

Nga zyra e Komisonerit Evropian për zgjerim paralajmërojnë që Serbia ka për detyrë që krejtësisht të zbatojë rregullat e Paktit të Tretë Energjetik nga 1 janar të vitit 2015.

Kjo detyrë do të ndjeket përmes Marrëveshjes për Bashkësinë energjetike dhe në kuadër bisedimeve për anëtarësim, përmes Kapitullis 15, i cili ka të bëjë me energjetikë.

 

Në raportin e fundit për përparimin e Serbisë në rrugën e eurointegrimeve të shpallur në tetor, KE-ja ka theksuar që shqetësimin për ndallimet mes marrëveshjes për „Rrjedhjen Jugore“ dhe detyrave nga Bashkësia energjetike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)