Rritet përdorimi i energjisë së pastër deri në 2030-n
Abu Dhabi, 1 qershor - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se energjia e pastër do të zërë 40 për qind të prodhimit të energjisë globale deri në 2030-n.
Agjencia shtoi se kjo rritje do të çojë në uljen e kostove në sektorin teknologjik.
Aktualisht, kapaciteti i energjisë së rinovueshme zë 22 për qind të sistemit botëror.
Nga ana tjetër, agjencia vuri në dukje se sfida e vërtetë për energjinë e rinovueshme është konkurrenca me tregun e naftës bruto për sistemet e ngrohjes, ftohjes dhe transportit.