Rritet niveli ujit në hidrocentralet e Shqipërisë
Tiranë, 6 shkurt - Rreshjet e shumjta të ditëve të fundit kanë rritur me shpejtesi nivelin e ujit në ujembledhësit e tre hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin, që janë edhe prodhuesit kryesor të energjisë elektrike në Shqipëri.
Në hidrocentralin e Fierzës, atë të Komanit dhe Vaut të Dejës niveli i ujit po shkon drejt kuotave maksimale, megjithatë, për momentin, nuk ka shkarkime te ujrave të tepërta, gjë që do të rrezikonte përmbytje në zonën fushore të Nënshkodrës.