Rriten temperaturat, deri 9 gradë Celsius
IHK bën të ditur se masat e ajrit të cilat kanë ardhur nga pjesa jugperëndimore e Kontinentit do të jenë të qëndrueshme pothuaj gjatë gjithë javës.
Këto masa sipas IHK-së janë të një shkalle të lartë të lagështisë, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
\"Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 1C deri 3C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri 9C celsius. Do të fryj erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s\", bën të ditur IHK.
Dita e martë do të kaloj me vranësira dhe në pjesën më të madhe të vendit nuk do të ketë reshje. Kurse nga e mërkura e tutje do të ketë reshje.
Për vikend pritet që reshjet e shiut të përcillen edhe me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 800m pasi që temperaturat minimale do të kalojnë në minus dhe era do të fryj nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi nga 1-6m/s.
Reshjet e shiut të përziera me borë do të jenë më të theksuara në veriperëndim duke vazhduar më tej edhe në qendër dhe në pjesë tjera të vendit.