23 Dhjetor 2024

Rriten nevojat e Kinës për energji

Pekin, 28 maj - Nevojat e Kinës për energji janë rritur ndjeshëm duke bërë që tani harxhimi mesatar energjetik për frymë në Kinë të arrijë në 2.6 tonë qymyrguri për vit. Në këtë pikë Kina ka arritur në nivelin mesatar botëror.

Vitet e fundit, konsumi energjetik në Kinë është rritur shpejt. Në vitin 2011, vëllimi i përgjithshëm i konsumit energjetik të Kinës kaloi vëllimin e SHBA-së, por vëllimi mesatar për frymë në Kinë mbeti më i ulët se i vendeve të zhvilluara.

Por tani harxhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike për frymë në Kinë llogaritet në 3400 kilovat-orë, kurse në SHBA, ky vëllim është 15 mijë kilovat-orë.

Parashikohet se deri në vitin 2020, vëllimi i përgjithshëm i harxhimit energjetik në Kinë do të arrijë në 5 miliardë tonë qymyrguri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)