Rrënohen 7 objekte pa leje në Zonën me Interes Ekonomik në Hade
Prishtinë, 6 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, MMPH-së, KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere.
Të gjitha këto objekte sipas MPMH-së paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, poashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit.
\"Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, Fusha e mihjes së re.\"
\"Edhe njëher i bëjmë ftesë të gjithë banorëve të cilët kanë prona në këtë zonë, të mos fillojnë asnjë aktivitet ndërtimor, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, në të kundërtën pasojat do ti bartin vet ata\", thekson MPMH.