Rosneft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në Venezuelë
Moskë, 30 janar - Rusia dhe Venezuela do të thellojnë bashkëpunimin e tyre në energji. Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike ruse, Rosneft.
Igor Sechin ka thënë se kompania planifikon të investojë rreth 10 miliardë dollarë në Venezuelë, gjatë viteve të ardhshme.
Në Karakas, zyrtarët e të dyja vendeve kanë nënshkruar pesë dokumente që i paraprijnë bashkëpunimit.