Rifillon furnizimi i rregullt me energji për Çernobilin
Kiev, 13 mars - Ka nisur rregullisht furnizimi me energji elektrike i termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Lajmi është bërë i ditur nga kompania shtetërore ukrainase që menaxhon termocentralet bërthamore, Energoatom, e cituar nga kanali bjellorus Nexta , duke nënvizuar se sistemet e ftohjes janë kthyer në funksionimin normal.
Ndërkohë bëhet me dije se në orët e fundit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte raportuar se termocentrali vazhdon të funksionojë falë gjeneratorëve të jashtëm me naftë.