Rekord i ri temperaturash të larta në Tokë
Florida, 20 janar - Sipas NOAA-së, viti 2016 ka qënë më i nxehti në planet prej fillimit të publikimit të dhënave të para të temperaturës në vitin 1880 duke shënuar rekordin e tretë vjetor radhazi të temperaturave më të nxehta.
Viti 2016 ka qënë më i nxehti në planet prej fillimit të publikimit të dhënave të para të temperaturës në vitin 1880 duke shënuar rekordin e tretë vjetor radhazi të temperaturave më të nxehta, njoftoi të mërkurën Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA (NOAA).
\"Me një rritje rekord të mërkurit gjatë çdo muaji nga janari në gusht, temperatura e sipërfaqes së Tokës dhe oqeaneve ishte 0,94 gradë Celsius më e lartë sesa mesatarja e shekullit të 20-të (që ishte 13,9 gradë Celsius) duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2015 me 0,04 gradë Celsius\", saktësoi NOAA.