Regjistrohet stuhija më e madhe diellore në 7 vjet
Florida, 25 janar - Stuhija më e madhe diellore në 7 vjet po godet aktualisht Tokën, por nuk paraqet ndonjë kërcënim për jetën në planet.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-se thotë se shpërthimi i rrezatimit diellor mund të ndërpresë disa komunikime satelitore si dhe lidhje elektrike tokësore në kulmin e tij sot.
Aktiviteti ekstrem diellor pritet të zgjasë deri sot.
Agjencia meteorologjike amerikane thotë se rrezatimi është rezultat i një emetimi të theksuar të rrezeve X në sipërfaqen e Diellit.
Për herë të fundit Dielli gjeneroi një stuhi të këtij intensiteti në maj 2005.
Satelitët shkencorë të NASA-s kanë regjistruar më 22 janar një shpërthim të fuqishëm në Diell, i cili u shoqërua me hedhje të masës koronare.
Sipas të dhënave paraprake, plazma do të japë një goditje mjaft të dhunshme mbi fushën magnetike të Tokës në rajonin e Polit të Veriut më 24-25 janar.
Shkalla e supozuar e stuhisë gjeomagnetike në planetin tonë vlerësohet në harkun e mundshëm midis e matur (mesatare) dhe e fortë.