22 Dhjetor 2024

Realizimi i gazsjellësit “Nabucco” po vonohet

Moskë, 30 maj - Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit “Nabucco” po shtyhet për 2 vjet - nga 2011 deri në vitin 2013.

Për këtë, siç dihet, deklaruan përfaqësuesit e konsorciumit të tubacionit. Shkak për këtë u bënë vështirësitë e sigurimit të gazit të nevojshëm për mbushjen e gazsjellësit.

Projekti “Nabucco” u konceptua të realizohet për furnizimin e gazit natyror nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaspikut në Evropë me anashkalin të territorit të Rusisë.

Me projektin analogjik rus dhe rival me të - “South Stream” (“Rryma Jugore”) - për një kohë të gjatë “Nabucco” ka konkurruar pas pas hapi. Bile dhe vënia në shfrytëzim e këtij të fundit planifikohej njëkohësisht me gazsjellësin rus “South Stream” - në vitin 2015.

Kurse tani “Nabucco” mbeti shumë mbrapa. Dhe, duhet thënë, se ekzistojnë arsye serioze për të supozuar se ai, thjesht, do të “dalë fare nga maratona”. Shkaku është krejtësisht banal - projekti “Nabucco” nuk ka furnizues gazi.

Kurse “South Stream” (“Rryma Jugore”) ka edhe gaz, edhe treg në Evropë për shitjen e tij. Ja se ç’thotë Presidenti i Bashkimit Rus të Gazit Sergei Çizhov: “

Ekspertët ndërkombëtarë patën thënë që prej kohësh, se në realitet gazi është i pamjaftueshëm edhe për “South Stream”, edhe për “Nabucco-n”.

Aq më tepër për arsyen se në këtë moment nuk ka kurrfarë qartësie me lejet përfundimtare për realizimin e gazsjellësit “Nabucco”.

Mund të them se shtrohet bile çështja nëse do të realizohet vallë në përgjithësi në jetë ky projekt apo jo.

Ka shumë mundësi që aksionerët e tij të lidhin shpresat me ndryshimin e ndofarë situatave gjeopolitike dhe atëhere ata mund të gjejnë furnizues të sigurt gazi tek Turkmenistani, Kazakistani dhe Irani. Por tani për tani të gjitha këto janë llogaritje thjesht teorike.

Turkmenistani në momentet aktuale është i orientuar më tepër nga Kina dhe Rusia, kurse Irani demonstron një qëndrim të qartë antiamerikan dhe antievropian”, - thotë Sergei Çizhov.

Duket në mënyrë mëse evidente, se ndërtimi i tubacionit pa siguruar apriori marrëveshje të qarta me furnizuesit, është rrezik i pajustifikuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo u rrit ndjeshëm edhe kosto e projektit - nga 7 deri në 15 miliardë euro.

Zyrtarisht: në koston e tij u llogarit edhe tubacioni që do të shtrohet nga furnizuesit potencialë deri në Turqi, prej nga ku gazi do të furnizohet në Evropë. 

Por, me sa duket nga të gjitha, kosto fillestare e projektit “Nabucco” ishte nënvlerësuar seriozisht në mënyrë që të bëhej atraktiv për investitorët. Dhe rritja e tanishme e kostos së tij nuk është e fundit.

Prandaj ekspertët kjo nuk i habit aspak: që në fillim askush nuk e pat fshehur se “Nabucco” nuk është dhe aq projekt gazi, se sa gjeopolitik. Atraktiviteti ekonomik ishte sekondar gjatë planifikimit të tij.

Ndërsa kur tregtia ndërthuret fuqishëm me politikën, atëhere për përfitime financiare as që mund të ëndërrohet më.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)