23 Dhjetor 2024

Qytetarët protestuan me moton “Ndaloje hajnin – zhvilloje shtetin!”

Prishtinë, 13 mars - Me mijëra qytetarë protestuan me moton “Ndaloje hajnin – zhvilloje shtetin!” në protestën e sotme paqësor kundër Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ata u bashkangjitën këtij vendimi për të kundërshtuar faturat e fryra nga ky institucion. Marshi ka filluar nga ndërtesa e KEK-ut dhe ka vazhduar përgjatë qendrës së qytetit, deri te Qeveria e Kosovës.

Pas 6 protestash kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për muajt e parë të vitit, pasi u kërkua përgjegjësi institucionale për vjedhjen nga KEK-u, duke mos e parë asnjë reagim serioz të institucioneve përgjegjëse, u bë e qartë që ka një problem më të thellë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar vlerëson se KEK-u është vetëm sipërfaqja e këtij korruptimi të thellë të kuptimit të institucioneve dhe vartësve të tyre. 

Grupi i Qytetarëve të Organizuar vlerëson se po ashtu se vjedhja e KEK-ut, nuk ka sesi të luftohet nga institucione poashtu me hajni të instaluar brenda tyre, të korruptuara e të shantazhuara nga krerët e hajnisë. Mosreagimi i Prokurorisë, Kuvendit, ZrrE-së, MZHE-së konform kërkesave të qytetarëve tregon për shpërndarjen e kësaj dukurie në të gjitha këto institucione.

Qyetetarët përpos që kanë shprehur paknaqësi ndaj fryerjes së faturave për muajin janar, ata kanë ngritur shqetësime edhe për dukuritë tjera negative në vend.

Në paknartat e tyre shkruhej: “Me hajna nuk ka shtet”, “Me hajna nuk ka Europë”, “Hajnat në burg”, “Merr kredi për rrymë”, “Ndale hajninë, zhvilloje shtetin”.

Ndërkaq marshi nga një protestë kundër faturave të KEK-ut është kthyer në një reagim kundër mosfunksionalizimit institucional.

Kërkesat e sotme ishin: Ndalimi i shkyçjeve dhe vënia e përgjegjësve para drejtësisë, thellimi i hetimeve në çështjen e KEK-ut, sqarimi i çështjes së njehsorëve digjital, të mos rriten çmimet e energjisë elektrike në të ardhmen dhe të ndryshohet mënyra e tanishme e tarifimit, fillimi i hetimeve për të gjitha rastet e korrupsionit në të gjitha institucionet dhe vënia e fajtorëve për vjedhje para drejtësisë, pa marrë parasysh pozitën e tyre politike dhe të ndalohet hajnia dhe korrupcioni që po e pengon zhvillimin e shtetit.

Grupi i Qytetarëve të Organizuar thërret qytetarët e Kosovës që nesër t’i bashkohen protestës së Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)