23 Dhjetor 2024

Qytetarët paralajmërojn sërish protesta kundër KEK-ut

Prishtinë, 21 shkurt - Konsumatorët e organizuar kundër Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër protestë të hënën ndaj rishqyrtimit të faturave të fryra të KEK-ut.

Përmes një deklarate, ata shprehen se me mungesen e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtare Koorporates dhe Qeverisë së Kosovës për keqtrajtim të konsumatorëve, ata do të zhvillojnë të hënën në oren 12:00 një protestë kundër hajnisë së Korporates Elektroenergjetike të Kosovës.

\"Duke qenë të bindur se aksioni i shkyçjeve paraqet këmbëngulje të Koroporatës për të çu përpara hajninë e filluar dhe duke qenë të bindur në drejtesinë e kërkesave tona, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që deri në përmbushjen e këtyre kërkesave në menyrë të organizuar, por te padhunshme, të pengojnë shkyçjen e konsumatoreve të KEK-ut përmes protestave të hënën.

Ne poashtu i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjeherë të ndërpresë asistimin e zyrtarëve të KEK-ut në fushatën pandershme të shkyçjeve.\" thuhet ne deklaraten e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)