Qytetarët e Kosovës protestojnë sot kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Prishtinë, 22 janar - Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në Sheshin "Zahir Pajaziti" për të protestuar kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të shtrenjtuar energjinë elektrike.
ZRRE ka thënë së ritja e çmimit është e pashmangshme për shkak të rritjes së çmimit të energjisë që Kosova po importon për të mbuluar mungesat.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.
ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.
Po ashtu, propozohet që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë.
Rritje e çmimit të rrymës me të njëjtën përqindje është propozuar edhe për amvisëritë, të cilat konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh energji në muaj.
Për këtë propozohet që aplikimi i tarifës prej 0.21 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në kohën e tarifës së lartë gjatë ditës dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në tarifën e ulët gjatë natës.