23 Dhjetor 2024

Qytetarët e dëmtuar të kompensohen, për ZRRE përgjegjësi ligjore

Prishtinë, 12 tetor - Më në fund, Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendim me të cilin anulohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që ua paguante rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

Ky vendim i ZRRE-së u cilësua si i kundërligjshëm prandaj Gjykata Themelore e Prishtinës e obligon Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS) t’i kthejë brenda 15 ditëve mjetet e inkasuara qytetarëve të dëmtuar gjatë kësaj kohe.

Dëmtimi i konsumatorëve është bërë përmes fryrjes së faturave me të cilat pastaj janë mbuluar shpenzimet e rrymës së rrymës së pafaturuar në katër komunat e Veriut në kohën 2012-2017.

Shuma e përgjithshme kap vlerën prej 40.855.480 milion euro dhe përfshinë kohën 06.02.2012 e deri më 20.10.2017 kur pas denoncimit publik të Avokatit të Popullit dhe KMDLNj-së për fryrje të faturave, ishte ndërprerë kjo praktikë diskriminuese por se ishte vazhduar pagesa e rrymës së shpenzuar për katër komunat e Veriut të Kosovës krejtësisht në mënyrë të kundërligjshme.

Vendimi i Gjykatës Themelore për kompensim të konsumatorëve të dëmtuar është vetëm hap i parë drejt përligjjes së kësaj të drejteje.

Tash, mbetet që Gjykata e Apelit dhe Supreme të vërtetojnë këtë vendim. Deri atëherë KMDLNj shpreson se nuk do të ketë ndërhyrje politike në vendimmarrje aq më parë, që vet vendimi për kompensim të padrejtë të katër komunave të Veriut të Kosovës ka qenë dhe mbetet një vendim politk.

KMDLNj gjithmonë ka denoncuar fryrjen e faturave të energjisë për konsumatorët e rregullt që e ka cilësuar si vendim diskriminues, pjesërisht edhe racist dhe shkelje e drejtë e drejtave të njeriut që e cënon barazinë e të gjithë qytetarëve të garantuar dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Faturimi diskriminues për rrymën e shpenzuar përbënë të gjitha elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare përmes falsifikimit të dokumenteve (faturave) dhe paraqitjes së pavërtetë të gjendjes. KMDLNj e pret që kur të merret vendimi përfundimtar atëherë do të adresohet edhe përgjegjësia penale e shpërdoruesve të pozitës zyrtare.

Në një takim zyrtar me ish kryeministrin Haradinaj, KMDLNj pati kërkuar që konsumatorët e dëmtuar të kompensohen dhe këtë kërkesë të KMDLNj-së, ish kryeministri Haradinaj e pati mirëpritur dhe KEDS – i pat filluar një zhdëmtim simbolik, sa për sy dhe faqe për ta ndërprerë kurse të gjitha qeveritë patën vazhduar ta paguajnë rrymën për katër komunat në Veri të Kosovës që paraqet nonsens logjik dhe juridik për një shtet normal.

KMDLNj pati propozuar që lirimi nga faturat e rrymës të bëhet ekskluzivisht sipas skemës sociale ku do të përfshiheshin të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë rrymën e shpenzuar, pavarësisht përkatësisë etnike dhe të tjera.

Tash e kemi situatën kur rrymën nuk e paguajnë qutetarët e katër komunave të Veriut të Kosovës, shumica e të cilëve marrin paga të dyfishta ( nga Serbia dhe Kosova) kurse rastet sociale apo grupet e margjinalizuara (pensionistët, të sëmurët) të komunitetit romë, egjiptas dhe ashkalinjë detyrohen të paguajnë faturat përmes përmbaruesve duke ua mbyllur xhirollogaritë apo duke ua ndaluar një pjesë të parave nga pensionet modeste.

KMDLNj pati propozuar që borxhet e vjetra ndaj KEDS-it, Ujësjellësit, Pastrimit të shlyhen apo të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

Çdo Qeveri, ministri apo institucion që për shërbime të njejta favorizon një përkatësi etnike (për qëllime politike) dhe diskriminon përkatësitë tjera etnike shkel në mënyrë më të lakuriquar dhe më brutale të drejtat e njeriut të cilat garantohen dhe mbrohen me ligj dhe për këtë do të kenë përgjegjësi institucionale dhe ligjore.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)