Qytetarët, aksion simbolik para ZRRE kundër rritjes së çmimit të energjisë
Prishtinë, 19 dhjetor - Grupi i Qytetarëve te Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike do të organizojnë sot një aksion simbolik para zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Një grup qytetarësh po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën t’i bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Ata ftesën po e bëjnë nëpërmjet Facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.
“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.